“Politikani i partive që e kanë falimentuar Telekomin e Kosovës”, zytari i VV-së i reagon ashpër Besnik Tahirit

Aktuale

“Politikani i partive që e kanë falimentuar Telekomin e Kosovës”, zytari i VV-së i reagon ashpër Besnik Tahirit

Nga: A.Morina Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Besnik Tahirit

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri i cili i quajti punëtorët e Telekomit hajna.

Zaimi tha se Besnik Tahiri është politikani i partive që e kanë falimentuar Telekomin e Kosovës.

"Dmth. punëtorët na e paskan fajin për keqqeverisjen, edhe pse paratë dhe përfitimin prej keqqeverisjes i shijojnë politikanët si puna e këtij dhe te miqtë e tyre, oligarkët. Kostoja e përbashkët e të gjithëve, a fitimi e meritat, te “elita”", ka shkruar Tahiri në facebook përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Politikani i partive që e kanë falimentuar telekomin e Kosovës, një farë Besnik Tahiri, del në shesh ku protestojnë punëtorët e mbetur pa paga, dhe kur protestuesit e quajnë politikanin hajdut, ai ua kthen dhe i akuzon në shesh punëtorët se ata janë hajdutë.

Dmth. punëtorët na e paskan fajin për keqqeverisjen, edhe pse paratë dhe përfitimin prej keqqeverisjes i shijojnë politikanët si puna e këtij dhe te miqtë e tyre, oligarkët. Kostoja e përbashkët e të gjithëve, a fitimi e meritat, te “elita”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat