Mazreku: Lajm i mirë që procesi i Kartonit të Gjelbër nis në janar

Aktuale

Mazreku: Lajm i mirë që procesi i Kartonit të Gjelbër nis në janar

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 20:26
Sami Mazreku

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku, ka mirëpritur lajmin se Kosova do të fillojë bisedat për kartonin e Gjelbër.

“Ne si industri edhe më herët kemi kërkuar që të shikohen mundësitë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara, në mënyrë që në janar, të fillohen bisedat e nevojshme për ta bërë Kosovën pjesë të Kartonit të Gjelbër. Ne përshëndesim këtë hap të institucioneve të Kosovës, në këtë rast të qeverisë së Kosovës dhe BQK-së”, tha Mazreku.

Ndryshe Kartoni i Gjelbër, vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat