Zëdhënësi i PDK-së: Më kujtohet një intervistë në Shqipëri ku Albin Kurti fliste me krenari se si ka qenë në UÇK

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së: Më kujtohet një intervistë në Shqipëri ku Albin Kurti fliste me krenari se si ka qenë në UÇK

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 22:07
Avni Bytyqi, Kadri Veseli

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e urren UÇK-në, për arsye të njëjta pse e urren këtë shtet e çdo pjesë të historisë ku ai vetë nuk është protagonist.

Ai në një postim në Facebook, ka shtuar se Kurti e ka vetëm frikën që e vërteta e UÇK-së shpërfaq gënjeshtrën e madhe të tij për luftën dhe udhëheqësit e saj.

Ja postimi i plotë;

Më kujtohet një intervistë në Shqipëri ku Albin Kurti fliste me krenari se si ai ka qenë në UÇK.

Atëherë, si është mundur që Albini të ketë një diskurs kaq të hapur armiqësor ndaj UÇK-së! Këtu nuk e kam fjalën vetëm për demagogjinë e hapur të tij, e as për gënjeshtrat që i kishte thënë për udhëheqësit e UÇK-së gjatë 20 vjetëve të fundit.

Në esencë, Albin Kurti e urren UÇK-në, për arsye të njëjta pse e urren këtë shtet e çdo pjesë të historisë ku ai vetë nuk është protagonist.

Albinit ju deshën gati dy javë qe t’i thotë disa fjalë, edhe tha mjaft, duke mos thënë asgjë.

Albini e ka vetëm frikën që e vërteta e UÇK-së shpërfaq gënjeshtrën e madhe të Albin Kurtit për luftën dhe udhëheqësit e saj, pas të cilës është strukur tash e 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat