Policia jep detaje për banerin “Liria ka emër” që u shkatërrua në Graçanicë

Aktuale

Policia jep detaje për banerin “Liria ka emër” që u shkatërrua në Graçanicë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 08:57
Graçanicë

(E plotësuar 09:44) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shkatërrimin e banerëit “Liria ka emër” gjatë ditës së sotme në Graçanicë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për median vendore, ka thënë se është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

Ajo thotë se kjo tabelë reklamuese ishte e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese (Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Vendosja e banerit ka nxitur reagime edhe të kryetarit të Graçanicës, Srxhan Popoviç, i cili ka kërkuar largimin e banerit.

***

Ditëve të fundit një billboard “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa, është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Në orët e para të mëngjesit këtij billboardi iu është vënë flaka. Në vend të ngjarjes kanë dalë policia që e ka rrethuar me shiritë vendosin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht të njejtët nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat