MPB: Punëtorët e zonave të kuqe mund të lëvizin edhe gjatë orës policore

Aktuale

MPB: Punëtorët e zonave të kuqe mund të lëvizin edhe gjatë orës policore

Nga: A.Morina Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiq, përmes një postimi në facebook ka njoftuar për dy ndryshime në lidhje me masat e koronavirusit në vend.

Rukiq tha se u njoftua nga Ministria e Punëve të Brendshme se punëtorët që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore, mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre. 

"Dhe, për punëtorët e kompanive që e kanë të organizuar punën me turne, nga sektorët që ju lejohet veprimtaria, pra që punojnë edhe pas orës 19, lejohet lëvizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK", deklaroi Rukqi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:

1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;

2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat