Ismaili: Rusia e Serbia po fabrikojnë fakte kundër UÇK-së, duhet të reagojmë të bashkuar

Aktuale

Ismaili: Rusia e Serbia po fabrikojnë fakte kundër UÇK-së, duhet të reagojmë të bashkuar

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Uran Ismaili

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për rrethanat në të cilat ndodhet shteti pas aktakuzave dhe arrestimeve të Speciales ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fjalim të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Ismaili ka thënë se secili sot në Kosovë ndanë krenarinë për personalitetet që sot gjenden në Hagë

“Rreth dy javë më parë, ndalesa që iu bë ushtarëve të lirisë preku zemrat dhe mori vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Nuk mundemi pa reflektu dhe kujtu, që pas Nasimit, Salisë dhe Hysnisë u morën edhe ish-kryetarët e këtij Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi dhe i pari i shtetit, Hashim Thaçi. Ata janë atje për Kosovën, dhe ne ndajmë krenarinë me ta. Dua të flas edhe për bashkëluftëtarët e tyre, jemi krenarë ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, tha ai.

Ismaili shtoi se deputetët duhet të reflektojnë se fati i ushtarëve të UÇK-së, s’është vetëm i tyri individual, por që ka rëndësi shtetërore.

“Ne si deputetë duhet të reflektojmë që fati i ushtarëve të UÇK-së s’është fati i tyre individual. Në peshore të rëndësisë nuk është vënë emri i përveçëm, aty është vet Kosova. Jam i bindur që në këtë betejë do të dalin krenarë. Kam edhe një dilemë, që a do të jemi ne në gjendje si shtet të marrim përgjegjësinë që kemi për të mbrojtur luftën e UÇK-së. Shqiptarët janë duke ndjerë se në këtë betejë duhet të reagojmë të bashkuar. Rusia dhe Serbia po fabrikojnë fakte dhe po tentojnë ta rishkruajnë historinë. Të gjithë jemi pjesë e sakrificës dhe luftës për këtë vend. Jam i lumtur për platformën Lirinë ka Emër, ky duhet të jetë mësim edhe për ne si politikë”, tha Ismaili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat