Lladrovci publikon intervistën e Fehmi Lladrovcit për BBC-në në vitin 1998, ka një porosi

Aktuale

Lladrovci publikon intervistën e Fehmi Lladrovcit për BBC-në në vitin 1998, ka një porosi

Nga: G.B Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:36
Fehmi Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar në Facebook intervistën e Fehmi Lladrovcit të dhënë për BBC-në, në maj të vitit 1998, derisa ka rekomanduar që ta shikojnë atë, kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruajë historinë e Kosovës, që ta dijë ku ishim e ku jemi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se intervistë dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim.

“Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruajë historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.

Intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim!

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat