Mikrobiologu Lul Raka e mposht koronavirusin

Aktuale

Mikrobiologu Lul Raka e mposht koronavirusin

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:55
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga koronavirusi, pasi ishte infektuar para dy javësh.

Raka tha se ka pasur simptoma të lehta dhe se e ka kaluar pa ndonjë vështirësi, por thekson se bashkëshortja e tij ka qenë në gjendje më të rëndë, por se edhe ajo është shëruar.

“Po mirë jam, kam pas simptomatologji të lehtë, 2-3 ditë, dhimbje të shpinës, kokëdhimbje, dhimbje të hundëve. Gruaja e ka pasur pak simptomatologji më të rëndë, mirëpo ka qenë e menaxhueshme. Dje kam dalë në punë”, tha Raka në Televizionin Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat