Gaxherri e ashpër me Shpend Ahmetin: Këqyre buxhetin tënd, ke 90 për qind deficit

Aktuale

Gaxherri e ashpër me Shpend Ahmetin: Këqyre buxhetin tënd, ke 90 për qind deficit

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 21:06
Gaxherri dhe Ahmeti

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri i ka reaguar kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ky i fundit ka thënë se në bankën qendrore, Kosova ka mbledhur më shumë se 1 miliard euro nga ATK e Doganat.

Gaxherri i ka bërë thirrje Ahmetit të shikojë buxhetin e tij komunal, gjersa ka shtuar se ka deficit të 90 për qind të buxhetit.

“Kush është ai? Shpend Ahmeti te këqyrë buxhetin e vetë, ai ka deficit 90 për qind të buxhetit”, ka thënë Gaxheri.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri ka fajësuar opozitën për mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne kemi gjetur që me këtë ligj t’u dilet në ndihmë qytetarëve, por tani jemi të ndarë si pozitë dhe opozitë. Gjithë kohën kemi pasur deputetë që janë izoluar si pasojë e COVID-19, Për çka s’po janë 61 vota. Përgjegjësinë e kemi të gjithë dhe duhet të mobilizohemi. Unë s’mundem me kuptua opozitën që po don me qitë keq Qeverinë. Por, ligji është dashtë të votohet dhe unë i ftoj ata që të votojnë këtë ligj. Ligji s’e obligon askë ta marrë Trustin. Krejt ai buxhet është orientuar qoftë në arsim, shëndetësi e komuna”, ka thënë Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat