Haziri i drejtohet Bekim Jasharit: Nëse nuk e shkarkon këtë drejtor rrugaç...

Aktuale

Haziri i drejtohet Bekim Jasharit: Nëse nuk e shkarkon këtë drejtor rrugaç...

Nga: N. H Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 21:41
Bekim Jashari

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, në një postim në Facebook ka shfaqur një gjuhë denigruese ndaj asambleistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjollca Ramadani.

Ndër të tjerash Shala e ka quajtur Ramadanin “sorrë” e “zagaricë”, derisa nuk kanë munguar edhe ofendime të tjera.

E, lidhur me këtë deklaratë të Shalës, ka reaguar analisti politik Nexhat Haziri.

Haziri e ka dënuar gjuhën e përdorur nga Ramiz Shala. Ndërsa, ka thënë se nëse kryetari Bekim Jashari nuk e shkarkon këtë drejtor rrugaç, atëherë ky vetëm se është duke e vazhduar qeverisjen sikurse Lushtaku.

Ja shkrimi i tij:

Mozamakeq !

Drejtori i Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala, me gjuhë denigruese ndaj asambleistes së VV-së, duke e quajtur "sorrë" e "zagaricë"

-Ani drejtor i kulturës, shih ti njiherë MAGARIN. Nese kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari nuk e shkarkon këtë drejtor rrugaç, atëherë ky vetëm se është duke e vazhduar qeverisjen “xhanarski” të Sami Lushtakut.
#MARRE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat