Cili është imazhi i Kosovës, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së

Aktuale

Cili është imazhi i Kosovës, pas arrestimeve të krerëve të UÇK-së

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Sipas njohësve të diplomacisë, Qeveria duhet të ofrojë përkrahje diplomatike e juridike për të akuzuarit

Arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka kthyer vëmendjen edhe një herë nga Kosova.

Madje, aktakuza për krime lufte ndaj tyre, ka bërë që edhe mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë kah Kosova.

E një gjë e tillë mund të ndikoj negativisht për Kosovën, në arenën ndërkombëtare.

Për këtë arsye, ish ambasadori Sabri Kicmari kërkon që qeveria e Kosovë të mos rrijë duarkryq.

Kiçmari tutje thotë që sjellja e mirë e ish krerëve të UÇK-së ka impakt pozitiv për Kosovën.

E Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson që të akuzuarit në Hagë kanë nevojë për përkrahje juridike nga shteti.

Sipas Zekajt, mobilizim duhet edhe nga ana e ministrisë së drejtësisë.

Televizioni ka kërkuar qëndrim për këtë çështje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Por ky dikaster qeveritar nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat