Vdekja e Agon Musliut, në komision hetimor flet polici Arben Hajdaraj

Aktuale

Vdekja e Agon Musliut, në komision hetimor flet polici Arben Hajdaraj

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:05
Polici duke raportuar

Sot në ndërtesën e Kuvendit është zhvilluar një komision hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ku ka dëshmuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Arben Hajdaraj.

Gjatë këtij komisioni hetimor, Arben Hajdarajt i janë bërë pyetje rreth Agon Musliut (26 vjeçar) i cili në fillim të muajit maj ka humbur jetën pasi ishte hedhur nga kati i katërt i Qendrës Studentore në Prishtinë që shërbente si karantinë.

Në dëshminë e tij, Hajdaraj ka thënë se i njderi Musliu ka qenë shumë i sjellshëm dhe se nuk ka shfaqur asnjë shenjë çrregullimi.

“Ne atë ditë kemi qenë për t’i përcjellë ata qytetarë që vijnë prej perëndimit. E kam marr një letër dhe kam shkuar tek zyrtari përgjegjës për listën se kush shkon në shtëpi dhe kush në karantinë”.

“E kam shikuar letrën ku thuhej se djali [Agon Musliu] e ka kryer kontrollin dhe iu është dhënë udhëzimi për të shkuar në karantinë”.

“I kam thënë këtë letër prindi yt ma ka dhënë për ta dhuruar ty. Ai ka thënë: ktheja letrën babait sepse jam në kontakt me të. Ja kam kthyer letrën, më falënderoi dhe kaq ka pasur”.

I pyetur se a ka vërejtur ndonjë shqetësim te Agon Musliu, Arben Hajdaraj është përgjigjur se personi në fjalë ka qenë shumë i sjellshëm.

“Jo ka qenë shumë i sjellshëm dhe shumë i mirë. E kam pyetur si kalove rrugës dhe i kam thënë ja këtë letër nga babi yt – ai ka thënë se nuk i duhet”.

“Ka qenë shumë i qetë dhe s’kam parë ndonjë dyshim tek ai. Tha që kjo letër nuk me duhet sepse jam duke shkuar në karantinë. Tha mundësisht ktheja prindit se nuk më duhet”.

“Ai e kishte kryer kontrollin mjekësor. Mjekët ia kanë shkruar që ai të shkojë në karantinë. [Agoni] tha unë jam vendosur të shkoj në karantinë dhe se kjo letër nuk më duhet, ktheja prindit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat