Deputeti i AAK-së me kritika të mëdha për Agim Veliun dhe Armend Zemajn, rreth dënimit të qytetarëve për masat anti-covid

Aktuale

Deputeti i AAK-së me kritika të mëdha për Agim Veliun dhe Armend Zemajn, rreth dënimit të qytetarëve për masat anti-covid

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:35
Ramush Haradinaj dhe Gazmend Syla

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, nuk po pajtohen me faktin që po dënohen qytetarët për mosrespektim të masave anti-covid.

Syla thotë se para se të dënohen qytetarët është dashur të aplikohen vërejtje ndaj tyre, teksa ka kërkuar që të ndryshohen masat.

Sipas Sylës, nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.

Shkrimi i plotë nga Gazmend Syla:

Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim.

Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë.

Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa.

Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat