6 vite e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

Aktuale

6 vite e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi

Departamenti i përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i 03.04.2020, është vërtetuar.

Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtorë për shkak të veprës penale: “Mashtrim”  nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  I akuzuarin RR.H. është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muajsh, ndërsa i akuzuari  K.R.  me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar me ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë dhe se drejt po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale. 

Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit, gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejt i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve, ashtu siç parashihet me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat