Berisha: Votoni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ndihmojmë edhe familjet e të pagjeturve edhe të gjithë qytetarët e tjerë

Aktuale

Berisha: Votoni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ndihmojmë edhe familjet e të pagjeturve edhe të gjithë qytetarët e tjerë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Bekë Berisha

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për çështjen e të pagjeturve.

Në fjalimin e tij, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha dha një propozim për të gjithë deputetët në mënyrë që t’i ndihmojnë familjarëve të cilët kanë të zhdukur.

Berisha tha se nëse duan të ndihmojnë deputetët atëherë të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe kësisoj ndihmohen familjet e të pagjeturve dhe të gjithë qytetarët e tjerë të vendit

“Kjo është një çështje e ndjeshme që po flasim sot, mirëpo ne duhet të flasim edhe për këtë edhe për të gjitha të tjerat. Pajtohem me fjalimet e mëparshme të deputetëve, por ka edhe kritika. Por nuk janë të gjitha këto në dorën tonë. E dëgjova Uranin se çka mundemi me ndihmu ne. Për këto familje , por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë kam një kërkesë: Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Mundemi me e votu edhe me ndihmu, edhe iu kishim dalë në ndihmë edhe këtyre familjarëve edhe të gjithë të tjerëve sepse është dimër dhe është mëse e nevojshme”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat