Reagon u.d i kryeshefit të Postës, mohon të jetë pjesë e AAK-së

Aktuale

Reagon u.d i kryeshefit të Postës, mohon të jetë pjesë e AAK-së

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:11
Xhevdet Smakiqi

Xhevdet Smakiqi, i emëruar si ushtrues detyre i pozitës së kryeshefit të Postës së Kosovës ka reaguar duke mohuar se është pjesë e aktiviteteve politike.

Smakiqi i cili dje u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës ka mohuar të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Reagimi i tij vjen pas raportimit të lajmi.net se i njëjti ka aderuar rishtazi në AAK.

Ai ka mohuar këtë fakt, duke thënë se angazhimet politike ai i ka përfunduar më 27 nëntor të vitit të kaluar, datë kjo kur ishte bërë çertifikimi i zgjedhjeve.

Para se të përfundojë angazhimin e tij politik, ai ka thënë se ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Reagimi i plotë

Unë, Xhevdet Smakiqi i caktuar U.D.Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës me vendimin e Bordit të Përkoheshëm të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, jam i obliguar të mohoj në tërësi titillin dhe përmbajtjen e lajmit të portalit Lajmi.net, të datës 19.11.2020, me titull: ” I sapoaderuari në AAK emërohet u.d kryeshef të Postës, a ia siguroi pozitën partia e re?”

I reagoj dhe kërkoj nga portali Lajmi.net, që të publikoi sipas ligjit të mediave lajmin e rremë, sepse unë, Xhevdet Smakiqi nuk kam aderuar dhe as që kam ndonjë lidhje as personale me asnjë politikanë dhe me asnjë strukturë politike të AAK, si dhe nuk i takoj asnjë subjekti politik.

Unë për hirë të vërtetës, kam qenë anëtar dhe pjesë e subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, që pastaj jam larguar nga aktivitetet politike që nga data, 27 nëntor 2019, në ditën e çertifikimit të zgjedhjeve ku isha në garë zgjedhore për deptutet.

Emërimi im në pozitën U.D. Kryrshef Ekzekutiv, është i natyrshëm mbi bazën e pervojën time të gjatë rreth 15 vite në Ndërmarrjen Publike Qendrore ish PTK dhe tani në Postën e Kosovës, si dhe sipas CV time të larmishme në pozitat udhëheqëse, si pjesëmarrës në procese të rëndësishme afarsite.

Andaj, ndaj portalit, pronarit, redaktorit dhe autorit do të ushtroj padi për shpifje, si dhe do të kërko kompensim dëmi ndaj emrit dhe reputacionit tim.

Detyrat e mia do t’i ushtroj konform ligjit në fuqi, si U.D.KE në një gjendje të rëndë afariste, sidomos në  operimin e saj në kohë pandemie me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat