Deputetja po e kalon virusin bashkë me gjyshin

Aktuale

Deputetja po e kalon virusin bashkë me gjyshin

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:48
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu me gjyshin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu së fundmi ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur vetë Zejnullahu përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook. Ajo ka treguar se bashkë me të i prekur nga ky virus është edhe gjyshi i saj.

“Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor. Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat