Më i votuari i LDK-së në Gjakovë, rreshtohet në krah të Vjosa Osmanit

Aktuale

Më i votuari i LDK-së në Gjakovë, rreshtohet në krah të Vjosa Osmanit

Nga: D.RR Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:59
LDK

Rrustem Leti, zyrtari i LDK-së që si kandidat për deputet në vitin e kaluar mori më së shumti vota në Gjakovë nga e gjithë lista e LDK-së, ka dal në përkrahje të Osmanit.

Ai i ka uruar shërim të shpejt kryeparlamentares, teksa ka folur edhe për zhvillimet LDK-Osmani.

“Derisa partia vendosi të mbyllë çdo derë të komunikimit me ne, atëherë ne i hapem dyert e komunikimit mes vete për të mos e nëpërkëmb votën e qytetarëve”, ka shkruar Leti.

Ai thotë se për pak kohë kishte parë një servilizëm të skajshëm të disa njerëzve të kyqur nëpër subjekte politike!

Postimi i tij i plotë:

Shërim të shpejtë!

Derisa partia vendosi të mbyllë çdo derë të komunikimit me ne, atëherë ne i hapem dyert e komunikimit mes vete për të mos e nëpërkëmb votën e qytetarëve!
Në çdo vend të botës, luftrat i kan shpërbë shtresat e shoqërisë, ashtu ndodhi edhe tek ne dhe kjo po merr kohë që ne të këndellemi nga mjegulla si në aspektin politik poashtu edhe në atë shoqërorë. Unë e pata një muaj përvojë në politikë dhe brenda atij muaji pashë shtresat e shoqërisë, ama pashë edhe një servilizëm të skajshëm të disa njerëzve të kyqur nëpër subjekte politike!
Por njoftova edhe politikan/e të vërtetë siç është edhe zonja Osmani, me bagazh personal dhe e pathyeshme në sukseset e shumta në rrugën e saj profesionale dhe politike!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat