Klinaku insiston në mos njohjen e Gjykatës Speciale: Krim i rëndë nga ana e drejtësisë

Aktuale

Klinaku insiston në mos njohjen e Gjykatës Speciale: Krim i rëndë nga ana e drejtësisë

Nga: A.Morina Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:03
Foto Ilustrim

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka deklaruar përsëri se nuk do ta njohin Gjykatën Speciale.

Klinaku në një postim në facebook deklaroi se pavarësisht se Kuvendi i Kosovës e miratoi Gjykatën Speciale, ajo është një krim i rëndë nga ana e drejtësisë.

"Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë", deklaroi Klinaku, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat