Reagon profesori universitar: Beogradi dje përdori Dick Marty-in, sot Ramën që të ringjallë fantazmën e Dick Marty-it

Aktuale

Reagon profesori universitar: Beogradi dje përdori Dick Marty-in, sot Ramën që të ringjallë fantazmën e Dick Marty-it

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 06:47
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka thënë se të gjitha gjurmët e kësaj lufte politike, të çojnë në Beograd.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dje përdorën Dick Marty-in, sot përdorin Edi Ramën që të ringjallë fantazmën e Dick Marty-it, përcjell Bota sot.

Profesori ka thënë se ndryshe nuk ka pse të flitet në emisionet televizive të Edi Ramës për “Shtëpinë e Verdhë” dhe organet serbe të transplantuara, kur vetë Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë këtë akuzë makabre.

Postimi i tij i plotë:

Të gjitha gjurmët e kësaj lufte politike të çojnë gjithashtu në Beograd. Dje përdorën Dick Marty-in, sot përdorin Edi Ramën që të ringjallë fantazmën e Dick Marty-it. Ndryshe nuk ka pse në emisionet televizive të Edi Ramës ende flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe organet serbe të transplantuara, kur vetë Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë këtë akuzë makabre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat