Armend Muja reagon ashpër ndaj Selmanajt dhe Gaxherrit: Përplasu me Bogujevcin e përqafohu me Vuçiç, nuk shkon

Aktuale

Armend Muja reagon ashpër ndaj Selmanajt dhe Gaxherrit: Përplasu me Bogujevcin e përqafohu me Vuçiç, nuk shkon

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 07:05
Armend Muja

Analisti politik, Armend Muja, ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Kuvend, derisa iu ka drejtuar dyshes Driton Selmanaj dhe Besa Gaxherri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk shkon që të përplasen me Saanda Bogujevcin, e të përqafohen me Vuçiçin, përcjell Bota sot.

Muja ka shtuar se nuk shkon as që të ndërtojnë karrierë duke akuzuar SHIK-un për vrasje e të bashkëqeverisin me të njëjtit.

Po ashtu, ka thënë se nuk shkon që të kërkohet azil politik në SHBA në emër të rrezikut nga Hashim Thaçi, e më pas natën t'i kërkohen vota për ndërtim të qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Përplasu me S.Bogujevci e përqafohu me Vuçiç nuk po shkon. Konsumim, ezaurim dhe lodhje nga çështja e të pagjeturve të vrarë nga Serbia në njërën anë, ndërsa agjilitet e persistencë në fryrjen e urrejtjes ndër-shqiptare me kauzën e vrasjeve politike, nuk shkon. Ndërto karrierë politike duke akuzuar SHIK për vrasje, e bashkëqeverisje me të njëjtit, nuk shkon. Kërko azil politik në ShBA në emër të rrezikut nga Ish-Presidenti Thaçi ditën, e kërkoi të njëtit vota për ndërtim qeverie natën, nuk shkon. Fryj vrasjet ndër-shqiptare e harro spastrimin etnik në libra të historisë ballkanike, nuk shkon. Kaq për dyshen e famshme toksike Selmanaj/Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat