Abrashi: Pas kësaj deklarate, Driton Selmanaj nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës

Aktuale

Abrashi: Pas kësaj deklarate, Driton Selmanaj nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:06
Driton Selmanaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajt.

Kur gazetari Parim Olluri në emisionin “Pressing” ka thënë se “Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre”, Selmanaj ia ka kthyer duke thënë ” “Jemi lodhur me këso gjëra” .

“Driton Selmanaj pas deklaratës, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

“Pra janë lodhur nga thirrjet e të mbijetuarve teksa kërkojnë për vite radhazi drejtësi. Janë lodhur nga zëri i nënave dhe nga lotët në sytë e tyre teksa i kërkojnë trupat e më të dashurve të tyre! Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë. Më turp nuk ka”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat