Mushkolaj pas deklaratave të Selamanajt: Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, ajo ka rrnue për me tregue

Aktuale

Mushkolaj pas deklaratave të Selamanajt: Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, ajo ka rrnue për me tregue

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:18
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj se është i lodhur me rrëfimët dhe dëshimitë për masakrat.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, të papërgjegjshëm . Të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për masakrat, nga thirrjet për drejtësi për viktimat e luftës dhe të pagjeturit. Sipas tij, Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen.

“Saranda Bogujevci ishte vetëm 13 vjeçare, kur forcat serbe pushkatuan 14 anëtarë – shtatë gra e shtatë fëmijë – të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë, më 28 mars 1999. Asaj iu pushkatuan nëna dhe dy vëllezërit, kurse ajo dhe katër fëmijë të tjerë mbijetuan. Ajo “ka rrnu për me tregue”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat