Përkrahësit e LDK-së ofendojnë dhe fyejnë Saranda Bogujevcin

Aktuale

Përkrahësit e LDK-së ofendojnë dhe fyejnë Saranda Bogujevcin

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:18
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci

Deputetja e VV-së, është fyer dhe ofenduar nga përkrahësit e LDK-së në një faqe që mbështet këtë parti.

Aty është publikuar një fotografi e Bogujevcit ku ajo shihet afër Ivica Daçiqit, fotografi kjo që ishte bërë gjatë një ekspozite dhe s’kishte të bënte me ndonjë afërsi të mundshme të Bogujevcit me zyrtarin serb.

Kjo faqe e ka ofenduar deputeten e VV-së duke e quajtur “fytyrë të VV-së që rri afër këlyshve të Millosheviqit”.

“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat