Shefqet Shehu jep lajme të mira për Kosovën

Aktuale

Shefqet Shehu jep lajme të mira për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Avdullah Hoti dhe presidenti frencez

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe Kryeministri Avdullah Hoti, kanë nënshkruar sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh.

Kjo kontratë është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë

“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Në veçanti, fondet e BE-së do të përdoren për t’u ndihmuar mikro-ndërmarrjeve dhe të vetë-punësuarve për të rritur likuiditetin e tyre financiar përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për grante dhe subvencione për fermerët, si dhe për t’u ndihmuar komuniteteve jo-shumicë që janë goditur më rëndë nga pandemia. “ thuhet në njoftim.

E këtë e ka cilësuar si lajm të mirë për vendin, këshilltari i kryeministrit Shefqet Shehu.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se më 26 dhe 17 nëntor do të takohet delegacioni teknik i Kosovës, dhe ai i Francës për liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë:

Lajme të mira për vendin:

? Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave ?????

? Hoti dhe Szunyog nënshkruan kontratën e përkrahjes buxhetore prej 26.5 milionë euro ?????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat