Klinaku konfirmon se aktakuzat ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk janë konfirmuar

Aktuale

Klinaku konfirmon se aktakuzat ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk janë konfirmuar

Nga: A.Morina Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:12
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka demantuar lajmet për konfirmimin e aktakuzave ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Klinaku përmes një postimi në facebook tregoi se ka biseduar me Nasim Haradinajn dhe i njëjti i ka treguar se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk janë konfirmuar.

"Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre", deklaroi Klinaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat