Ymeri: Përplasja në Kuvend ndodhi për shkak të mos durueshmërisë mes LVV-LDK

Aktuale

Ymeri: Përplasja në Kuvend ndodhi për shkak të mos durueshmërisë mes LVV-LDK

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Visar Ymeri

Ish’deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka deklaruar se përplasja e djeshme në Kuvendin e Kosovës ndodhi si pasojë e mos durueshmërisë në rritje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai u shpreh se kjo vjen edhe për shkak të mënyrës se si është trajtuar qeveria e tyre e përbashkët dhe mënyra se i është rrëzuar më pas.

“Kjo është një lloj akumulimi i pakënaqësisë që kulmoi me momentin zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar kur këto dy parti e patën krijuar një lloj afrimi e partneriteti meqë planifikonin të qeverisnin bashkë dhe pastaj u bënë bashkë pas zgjedhjeve dhe në fund u prishë kjo menjëherë, dhe kemi akuza nga LDK për sjelljen e Kurtit si kryeministër ndaj tyre, dhe nga ana tjetër kemi akuza nga LVV për mos sinqeritetin e LDK-së karshi qeverisë së përbashkët”.

“Ajo për çka janë kacafytur deputetët është temë e ndjeshme që e rëndon historinë e pasluftës dhe me këtë temë duhet të merren më seriozisht, ndërsa deputetët e tejkalojnë racionalitetin dhe diskutimin dhe kjo e dëmton vet kauzën dhe nuk i bën dobi”.

“Nuk e pranoj akuzën karshi deputetes Saranda Bogujevci. Ajo nuk bën politikë me çështjen e të pagjeturve. Saranda ka dhimbjen e madhe siç e ka edhe Kosova. Kjo është një histori e dhimbshme që e dëshmon bashkë me masakrat tjera dhunën sistematike me qëllime gjenocidale karshi nesh, e Saranda është përfaqësuese e një familjeje, e një realiteti, e një historie që e dëshmon më së miri atë se çfarë ka qenë Serbia”.

“Të pagjeturit është një temë mbi partiake, nacionale dhe për këtë mënyra më e mirë për ta zgjidhur është nëse partitë dakordohen për ta krijuar një strategji se si do t’i qasen kësaj çështjeje dhe të dakordohen nëse dialogu mund të jetë pjesë e kësaj strategjie ose jo”.

“Deputetët duhet ta përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe kështu nuk po e bëjnë. Duke e përfaqësuar interesin e qytetarëve, njerëzit e sektorit publik duhet ta kuptojnë që ata në momentin kur e fitojnë një post të caktuar, nuk mund të jenë më vetëm vetja, pra nuk mundesh me nxitë konflikte personale si deputet sepse aty nuk je për vete. Mospajtimin politik e mbron përmes argumentit e jo përmes inatit, dhe kjo është një prej shkaktarëve që e sjellë një situatë të tillë dhe problemi më i madh është që këto sjellje në Kuvend kanë filluar të shpeshtohen”.

Ndërkaq në lidhje me postin e presidentit të shtetit, Ymeri tha se kjo çështje çdo herë është problematike dhe ngjall ambicie te disa njerëz dhe mospajtime brenda partive politike dhe se më e mira do të ishte nëse partitë politike merren vesh për një president konsensual dhe një figurë publike e cila arrin t’i bashkojë forcat politike dhe që nuk ia mbaj krahun asnjërës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat