Edhe Behgjet Pacolli reagon pas deklaratave të Driton Selmanajt

Aktuale

Edhe Behgjet Pacolli reagon pas deklaratave të Driton Selmanajt

Nga: D.RR Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 20:03
Behgjet Pacolli

Pas deklaratave ofenduese të Driton Selmanajt drejtuar Saranda Bogujevcit, ka reaguar edhe ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se asnjëherë nuk mund të flasim mjaftë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pacolli ka thënë se nuk është keq as të kërkosh falje kur lëndon dikë edhe nese je i bindur se je keqkuptuar.

Për më tepër, Pacolli thotë se Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohet kurrë.

“Asnjëherë nuk mund të flasim mjaftë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Asnjëherë nuk mund t'i heshtim ata që kanë përjetuar më të keqen. Ne gjithmonë duhet të jemi aty për ta. Nuk të bën as keq të kërkosh falje kur lëndon dikë edhe nëse je i bindur se je keqkuptuar. Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohet kurrë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat