“E pashë vëllain ku gjysma e kokës i mungonte”, kur Saranda Bogujevci si 18 vjeçare kishte dëshmuar në Hagë për krimet serbe

Aktuale

“E pashë vëllain ku gjysma e kokës i mungonte”, kur Saranda Bogujevci si 18 vjeçare kishte dëshmuar në Hagë për krimet serbe

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 21:23
Saranda Bogujevci

E mbijetuara nga masakrat serbe, tash deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci kishte qenë njëra ndër viktimat e para që kishte dëshmuar për krimet serbe që ishin kryer në Kosovë nga forcat paramilitare serbe.

E nëpër rrjetet sociale, është publikuar video kur Saranda, edhe pse 18 vjeçe në atë kohë, kishte dëshmuar se si ia kishin vrarë vëllain, gjyshen, dhe kushërinjtë, shkruan “Bota sot”.

“E pashë vëllain Shpëtimin( 9 vjeçarë), i cili ishte i shtrirë mbi këmbët e mia, e kishin goditur në kokë, gjysma e kokës i mungonte; E pashë Fatosin (kushëririn) që i dilte diçka nga prapa shpinës; E pashë djalin e Enverit, i cili ishte goditur në fytyrë, nuk dihej se ku i kishte sytë më; E pashë gjyshen time, ishte shtrirë në drejtimin tim, sytë i kishte të hapur; Unë u qëllova me 13 plumba, në krahë të djathtë, të majtë dhe në kurriz”, kishte thënë në dëshminë e saj Saranda Bogujevci.

“Ushtarët qëlluan, dhe fëmijët bërtisnin:" Nënë... nënë..." Atë ditë u vranë 8 anëtarë të familjes sime dhe 7 anëtarë të familjes Duriqi”, kishte thënë ndër tjerash në dëshminë e saj, deputetja e Vetevendosjes, Saranda Bogujevci, ku bashkë me tre kushërinjtë e saj, ishin viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan në Gjykatën e Hagës për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat