Kush ishte në dijeni për pushkatimin e Blerim Kuçit? Ish-bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit zbulon detaje të padëgjuara

Aktuale

Kush ishte në dijeni për pushkatimin e Blerim Kuçit? Ish-bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit zbulon detaje të padëgjuara

Nga: N. H Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 23:06
Blerim Kuçi dhe Sokol Dobruna, foto ilustrim nga "Bota sot"

Sokol Dobruna, që ditë më parë aderoi në VV, njihet më shumë si njeriu që e kishte dënuar me pushkatim ish anëtarin e LDK-së, Blerim Kuçin, gjë të cilën e kishte pohuar edhe Dobruna.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, Sefedin Krasniqi.

Në profilin e tij në Facebook, Sefedin Krasniqi ka bërë një pyetje publike, se kush ishte në dijeni të pushkatimit të Blerim Kuçit.

Ai analizon edhe deklaratat e Naim Malokut, ku ky i fundit ka zbardhur detaje se Jakup Krasniqi ishte Zv.komandant i komandantit të SHP të UÇK-së.

“Nëse analizohet ky shkrim/reagim i Naim Malokut, kuptohet lehtë se vendimet më të rëndësishme i paskan marrë 3 apo persona: Jakup Krasniqi, Bislim Zurapi, Sokol Dobruna”, shkruan mes të tjerave Krasniqi.

Ja shkrimi i gjatë i Sefedin Krasniqit:

EDHE KUSH DINTE PËR DENIMIN ME PUSHKATIM TË BLERIM KUÇIT

Arrestimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara ka ngjallur polemika të forta në opinion mbarëshqiptar. Kjo gjë ka bërë që të mësojmë edhe ndonjë gjë të rëndësishme që deri tash s'e kemi ditur. E kush e ka ditur që Jakup Krasniqi paskësh qenë ZV.komandant e Komandantit të SHP të UÇK-së. A nuk është kjo pozitë më e lartë se e Hashim Thaçit?

Gjatë një debatenë në FB, Naim Maloku, ka shkruar:

- Zakonisht nuk leshohem ne debate te tilla teper te lodhshme qe sillen ne nje rreth vicioz nga i cili s dilet kurr. E paske publikuar nje liste te SHP ne te cilen figuron edhe emri im dhe me detyron qe te mundohem te sqaroj te verteten time:
 

Me 15.11.1998 jam emruar Oficer i Larte ne Derejtorine Operative te SHP te UÇK-s, i treti ne rang nga larte. Ne ate kohe ishte planifikuar per Drejtor/ Shef gjen. Ramiz Beiqi i cili ndodhej aktiv dhe ne detyre ne Armaten e BeH, tri here kam fole, ne telefon, personalisht me Te per dy muaj sa kam qendru ne seline e SHP. I dyti dhe eprori im ishte Sali Veseli. Ne mes 10 e 15.01.1999 me Urdher te shkruar, te protokoluar, dhe te nenshkruar nga zv. Kom i SHP te UÇK-s Jakup Krasniqi dergohem, me kerkese te vet Ramush Haradinajt,ne ndihme Zones Operative te Dukagjinit deri ne prill 1999 kur me Urdher te Shefit, tashme te ri, te SHP Agim Çeku transferohem ne ndihme ne br. 138 ne Koshare-Gjithnje si Oficer i Larte i SHP.

mbledhjet, brifingjet, e SHP merrnin pjese: Zv. Komandanti i SHP( si duket Komandant konsiderohej Azem Syla qe ishte ne Tirane) Shefi i SHP, ishte Bislim Zyrapi i cili perfaqesonte edhe Drejtorine Operative, Drejtoret e Drejtorive te Shtabit ,Komandantet e Zonave Operative dhe Kryetari i Gjykates Ushtarake qe ishte Sokol Dobruna. Te tjeret nuk merrnim pjese ne mbledhje.
Ne kete rast po i ceku vetem dy raste kur deshmohet ne praktike dhe para faktorit Nderkombetar qe kemi pase SHTAB dhe subordinim, vi vertikale te komandimit, nga SHP deri te njesiti- ushtari i fundit dhe ate:

1. Ne dhjetor te vitit 1998 ZO e Shales i zene te gjalle tet ushtar te armikut nderesa lirimi i tyre eshte bere me ndermjetesimin e vezhguesve Nderkombtar dhe Zyres Amerikane ne bisedime me perfaqesues te SHP ne Dragobil dhe Likovc
2. Ne bisedimet Nderkombtare ne Rambuje ne emer te UÇK-s marrin pjese Drejtoria Politike,Hashim Thaqi Drejtor,Komandanti i SHP te UÇK-s Azem Syla dhe zv. Komandanti Jakup Krasniqi.Kryesues i Delegacionit Kosovar ishte vet Drejtori i Drejtorise Politike. Marveshja e Rambujese dhe e veçanta me NATO-n jane respektu nga e tere struktura ushtarake e UÇK-s ne teren. Ka pase tentim te komplotit ne nje mbledhje ne Likoc por eshte tejkalu.

Kjo ishte nje pjese e te vertetes sime nga kendveshtrimi im duke qene tere kohen ne teren dhe ne strukture.

Konsideroje qe e kam perfunduar me kaq.

Është hera e parë obinioni kupton se Jakup Krasniqi paska qenë ZV.komandant i Komandantit të SHP të UÇK-së, dmth. Zëvendës i Azem Syles.

Nëse analizohet ky shkrim/reagim i Naim Malokut, kuptohet lehtë se vendimet më të rëndësishme i paskan marrë 3 apo persona: Jakup Krasniqi, Bislim Zurapi, Sokol Dobruna, eventualisht edhe Naim Maloku. Ja se si i përshkruan ai brifingjet/mbledhjet : “Ne mbledhjet, brifingjet, e SHP merrnin pjese: Zv. Komandanti i SHP (si duket Komandant konsiderohej Azem Syla qe ishte ne Tirane) Shefi i SHP, ishte Bislim Zyrapi i cili perfaqesonte edhe Drejtorine Operative, Drejtoret e Drejtorive te Shtabit ,Komandantet e Zonave Operative dhe Kryetari i Gjykates Ushtarake qe ishte Sokol Dobruna. Te tjeret nuk merrnim pjese ne mbledhje ».

Shtrohet pyetja, ne bazë të cilit nen te KP ishte denuar me pushkatim Blerim Kuçi dhe në marrjen e këtij vendimi a kishin qenë edhe personat e lertpërmendur apo Sokol Dobruna vepronte vetëm? Çka di Naim Maloku për ketë vendim dhe vendimet tjera të mundëshme për denimin apo vrasjen e shqiptarëve?

Ky Sokoli I UÇK-së, tash LVV-së, në një prononcim në pyetjen e Halil Gecit (“vëllait të madh Geci”) pohon që Gani Gecin e paska pas denuar Azem Syla. Atëherë si e di ky që vetë Azem Syla e ka denuar dhe a ka denuar edhe persona tjerë sikur Gani Gecin.

SK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat