Ymeri: Nxitësi i zgjerimit të koalicionit qeverisës është shmangia e fitores së VV-së në zgjedhje

Aktuale

Ymeri: Nxitësi i zgjerimit të koalicionit qeverisës është shmangia e fitores së VV-së në zgjedhje

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 00:50
Visar Ymeri

Ish-deputeti Visar Ymeri ka thënë se zgjerimi i koalicionit qeveritar formalisht do ta zgjidhte çështjen e kuorumit në Kuvendin e Kosovës, por se sipas tij shmangia e zgjedhjeve që po pretendohet nga ata akterë është e gabuar.

“Formalisht do t’i zgjidhte, çështjen e numrave do ta zhdukte si problem. Përmbajtësish nuk shoh se do t’i zgjidhte sepse e shoh se nxitësi kryesor i zgjerimit eventual të koalicionit është shmangia e zgjedhjeve dhe ajo bëhet për ta shmangë fitoren e VV-së dhe kjo është arsye e gabuar për të mos shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Ymerit, arsyeja e një koalicioni të tillë që po përflitet me PDK-në për ta shmangur fitoren e LVV-së në zgjedhje është e dëmshme.

“Nëse këto parti që janë në qeverisje dhe nesër bashkimin eventual të PDK e shndërrojnë në plan qeverisës e kuptoj, pavarësisht nëse nuk mund të jetë i duhuri. Mirëpo, aspekti negativ pse po bëhen bashkë është i dëmshëm për Kosovën. Nuk ka asgjë të keqe me shku dhe në zgjedhje por status kuoja është e paqëndrueshme dhe papranueshme”, tha ai.

Ai thotë se “VV-ja nuk do pranonte të hynte në një koalicion të tillë”, ndërsa përmend tri çështje që duhet të merren seriozisht gjatë kësaj periudhe.

“Të gjitha partitë duhet ta rrisin seriozitetin për tri çështje të ngutshme dhe si institucione duhet ta kemi një përgjigje, e para kriza shëndetësore e ekonomike që po ballafaqohemi. E dyta, çështja e ngritjes së aktakuzave dhe e treta është çështja e presidentit që mund të bëhet çështje akute, pasi ushtruesja e detyrës e ka mandatin 6 muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat