Kjo është mosha e 11 personave që vdiqën dje nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 11 personave që vdiqën dje nga koronavirusi në Kosovë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 07:26
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dje ka njoftuar për bilancin e fundit të koronavirusit,.

Në njoftimin e IKSHPK-së janë publikuar edhe moshat e viktimave, ku nga 11 persona sa kanë vdekur, më i riu ishte një 64-vjeçar nga Ferizaj.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat:

Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Vetëm dje u konfirmuan 855 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32 mijë e 877.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat