Kryeministri premton se shpejt kthehet rryma në Prishtinë

Aktuale

Kryeministri premton se shpejt kthehet rryma në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:33
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka më shumë se 15 orë pa energji elektrike.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet që ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë. Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti.

Në kryeqytet është paraqitur një defekt në një trafo që është në pronësi të KOSTT-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat