Molliqaj reagon për ndërprerjen e rrymës në disa lagje të Prishtinës: LIMAK s’na qet n’dritë

Aktuale

Molliqaj reagon për ndërprerjen e rrymës në disa lagje të Prishtinës: LIMAK s’na qet n’dritë

Nga: M.H Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 20:49
Dardan Molliqaj

Kreu i partisë së PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e rrymes në disa lagje dhe fshatra afër 12 orë.

Molliqaj u shpreh që me privatizimin e KEDS-it po ndodhin këto parregullësi dhe pa asnjë keqardhje privatisuesi nuk jep llogari se pse po ndodhin këto reduktime, transmeton “Bota sot”.

Tutje, Molliqaj thotë që Kompania "Limak", falë privatizimit të distribucionit të energjisë dhe koncesionimit të aeroportit është prej kompanive më fitimpturëse në vend dhe kompani e privilegjuar prej shteti.

Postimi i plotë

LIMAK s'na qet n'dritë

Sot gjatë tërë ditës, i ftohti dimëror lagje e fshatra të tëra i ka gjetur pa rrymë për 12 orë. A nuk na patën thënë që privatizimi i jep fund reduktimeve?! Reduktimet janë të vazhdueshme, por asnjë ndëshkim nga shteti. KEDS u shit lirë, shumë lirë. Rreth 26.3 milionë duhet të jetë vlera përfundimtare. Solli ngritje të çmimit të energjisë, dhe nuk përmirësoi shërbimet. Privatizuesi i KEDS po sillet sikur me ble minimarket që e mbyllë kur t'don, e nuk i jep llogari kujt. Institucionet pa sy e vesh.

Për më tepër, kjo kompani po na del me qenë goxha e veçantë. I njëjti është koncesionar në aeroport. Asnjë biznesi nuk iu kane bërë favore sikur këtij në emër të pandemisë. Limak nuk ka paguar taksë koncesioni prej fillimvitit 2019. Një ditë para se të niste punë qeveria tjetër, Besnik Bislimi, në emër të pandemisë i mundësoi shtyrje në vlerë prej 10 milionësh, bashkë me tërheqjen e 5 milionëve kesh që ishin depozitë në BQK si garanci për kontratën. Shtyerja përfshin periudha kur s'kishte fare pandemi. Çfarë do t'i thoshte Žižek kësaj?! Kapitalizëm grabitqar, me fytyrë cikllopi!

Kompania "Limak", falë privatizimit të distribucionit të energjisë dhe koncesionimit të aeroportit është prej kompanive më fitimpturëse në vend. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo është edhe kompani fort e privilegjuar prej shtetit.

"Limak" dhe të njëjtët si ky janë e përbashkëta e qeverive që kohëve të fundit po ndërrohen shpesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat