Dardan Molliqaj: Për shkak të qëndrimeve politike, i kam shkëputur kontaktet me familjen Dehari

Aktuale

Dardan Molliqaj: Për shkak të qëndrimeve politike, i kam shkëputur kontaktet me familjen Dehari

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Dardan Molliqaj: Për shkak të qëndrimeve politike, i kam shkëputur kontaktet me familjen Dehari

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur edhe lidhur me drejtësinë në rastin e Astrit Deharit.

I pyetur nëse ka vizituar familjarët e të ndjerit, Molliqaj ka thënë se ka kohë që nuk ka qenë në vizitë tek ata, por se e ka vizituar varrin e Astrit Deharit në përvjetorin e fundit.

“Unë kam pasur afërsi jashtëzakonisht të madhe me familjen edhe me Astritin, sidomos me Astritin… Edhe gjatë kohës sa kam qenë në arrati, Astritin dhe Egzon Kastratin i kam pas personat më të afërt… I kam shkëputur kontaket me familjen Dehari për shkak të qëndrimeve të qarta që i kanë politike, e që është e drejtë e tyre. Por, unë besoj se ata janë familjarë dhe nuk janë patronizues të askujt. Dëshmori është ai që ka vdekur për bindjet e veta politike… Ne nuk jemi të hidhëruar. Nëse takohemi, flasim… Por, unë e kam rezervuar veten dhe nuk jam shkuar më për shkak të bindjeve të tyre politike … Unë shkoj te varri i Astrit dhe e nderoj, por familja ka pozicion politik që për mua është legjitime, por unë nuk pajtohem me pozicionin politik”, ka deklaruar Dardan Molliqaj.

Ai ka shprehur se pret drejtësi në rastin e Astrit Deharit kur tashmë dihet se përgjegjësia për vdekjen e tij bie mbi pushtetin dhe institutucionet shtetërore ngaqë ai është arrestuar dhe është mbajtur pa fakte vetëm ngaqë ka qenë aktivist.

“Unë e kam pas shok dhe nuk e kam instrumentalizuar asnjë herë. Të tjerët e kanë instrumentalizuar edhe rastin, edhe Astrit Deharin. Mos të harrojmë, unë e kam thënë disa herë, prej arrestimit të grupit të aktivistëve të Vetëvendosjes për terrorizëm e deri në vdekjen e Astrit Deharit janë diku, nëse nuk gaboj, gati tre muaj, asnjëherë Albin Kurti asnjë fjalë nuk e ka thënë për ta. Ka dalë në media në Kosovë dhe në Shqipëri dhe asnjë fjalë nuk e ka thënë. As nuk ka shkuar në vizitë në burg, as te Astriti e as të tjerët. Kam qenë unë. As nuk është shkuar në vizitë tek ata që kanë qenë në arrest shtëpiak, asnjëherë në atë periudhë dhe asnjë deklarim nuk e ke, asnjë konferencë për shtyp, asnjë emision”, është shprehur kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat