Haradinaj-Stublla tha se “mos qofsha në lëkurën e atyre që e kanë votuar Specialen”, Haziri i kujton një rrahje nga lideri i saj

Aktuale

Haradinaj-Stublla tha se “mos qofsha në lëkurën e atyre që e kanë votuar Specialen”, Haziri i kujton një rrahje nga lideri i saj

Nga: N. H Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 07:21
Haradinaj-Stublla dhe Ramush Haradinaj

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur për herë të parë për komunikimet nëpërmjet notave verbale me Gjykatën Speciale dhe marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë.

Ndërkohë që gjenden varreza të reja me trupa të shqiptarëve në Serbi, në Hagë krerët e UÇK janë venë në bankën e të akuzuarit për krime lufte, në Hagë.

Haradinaj-Stublla, mes të tjerave ka thënë se “mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale”.

E, lidhur me këtë deklaratë të diplomates Haradinaj-Stublla, ka reaguar ashpër analisti politik, Nexhat Haziri.

Haziri përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, i ka kujtuar Haradinaj-Stubllës rrahjen që lideri i subjektit të saj ka bërë ndaj një punëtori.

Gjersa, gjithë këtë ai e ka quajtur si një patriotizëm i shpifur nga sokaku.

Ja shkrimi i tij:

Meliza Haradinaj-Stublla: Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale.

“Hynë” një herë në lëkuren e qytetarëve të nëpërkëmbur, të varfër dhe të pashpresëve, apo në lëkuren e atij punëtorit të shkret që e rrahu liderit yt i partisë.

Çfarë kohe, sa neveritëse tek kumbon ky patriotizëm i shpifur nga SOKAKU I T’MARRËVE !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat