Selimi i harron deklaratat: Nga “ministër i Kosovës” në “ministër i AAK-së”

Aktuale

Selimi i harron deklaratat: Nga “ministër i Kosovës” në “ministër i AAK-së”

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:09
Selim Selimi

Mund të harrojnë politikanët tanë, por asesi nuk harron publiku. Më 29 prill, atëherë i propozuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë në Qeverinë Hoti, Selim Selimi kishte thënë se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës.

Një deklaratë të tillë si duket Selimi e ka harruar.

Ai sot ka folur për punësimin e militantit të partisë së tij në ministrinë që drejton.

Duke munduar ta arsyetojë punësimin e tij, Selimi tha se është ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi i lejohen emërimet politike.

“Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar”, ka shkruar Selimi në

Image
Facebook

Mirëpo në “Debat Plus” më 29 prill 2020 Selim Selimi kishte thënë se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës.

“Ne jemi në politikë, partitë politike janë grupacione politike, grupacionet politike i zgjedhin liderët e tyre. Marrëveshja përcakton që garant të kësaj marrëveshje janë kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike janë shumë të rëndësishëm, por ministrat nuk janë ministra të AAK-së, PDK-së, LDK-së, VV-së. Ministrat janë të Kosovës, të qeverisë së Kosovës”, ishte shprehur Selimi.

 

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat