‘Përplasjet’ Zemaj e Haradinaj, ja takimi që kishte zënë në ‘befasi’ Ramushin – ky ishte premtimi i madh që i kishte bërë Ramabaja

Aktuale

‘Përplasjet’ Zemaj e Haradinaj, ja takimi që kishte zënë në ‘befasi’ Ramushin – ky ishte premtimi i madh që i kishte bërë Ramabaja

Nga: N. H Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:40
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Shumë herë është folur për përplasjet që kishin ndodhur gjatë kohës s ë luftës në mes kolonel Tahir Zemajt dhe Ramush Haradinajt. Për këto, është folur gjerë e gjatë në këto 20 vite, mirëpo të pathëna rreth këtyre raporteve, në mes të këtyre dy grupeve, më së miri pasqyrohen në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”.

Ish-kryeshefi i Shtabit Oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe njëherit ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, major Nazif Ramabaja, në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, kishte rrëfyer disa detaje të pa dëgjuara më parë.

Ramabaja kishte treguar disa detaje për një takim me Ramush Haradinajn, në Gllogjan, aty ku ndodhej edhe shtabi.

Major Ramabaja ka shpjeguar se si e kishte zënë në befasi Haradinajn, gjersa tregon se kishte shkuar me të vetmin qëllim; për ta ndihmuar, dhe për të marrë informacione për gjendjen momentale që po kalonte shtabi i UÇK-së në Gllogjan.

“Pas pyetjes së bërë se ku është Ramushi, disa u përgjigjen se nuk dinë të tjerët heshtnin, ndërsa një më tha se është në front. Vendosa që të pres një kohë, dhe pas 10-15min, si i përgjumshëm u lajmërua Ramushi duke thënë se ku je Ramabaja. Ju bërtiti të pranishmeve se çka janë mbledhur ashtu dhe në çfarë gjendje të çrregulluar dukej shtabi. Hymë në një dhomë e cila ishte e errtë pa rrymë elektrike sepse ishin granatuar shtyllat dhe telat kalonin prej një ane në anën tjetër të rrugës. Ramushi i tërhoqi nga dyshemeja disa sende të cilat na pengonin dhe nga dëshira për të më pritur mirë e ndiente veten të prekur nga kjo gjendje, ndezi llampën e vajgurit u ulem dhe drejtuam shqimin nga njeri-tjetri”, tregon Major Ramabaja nga takimi me Ramush Haradinajn.

Majori i njohur i në këtë takim i kishte premtuar Haradinajt se do t’ia dërgonte një togë nga njësiti operativë për ndërhyrje të shpejtë, me një komandant i cili e njeh terrenin mirë.

Ky është rrëfimi i plotë nga ky takim:

Image
Major Nazif Ramabaja

“Vendosem që të vazhdojmë për në Gllogjan ku në të hyrë në këtë fshat u hasem në breshëri granatash, por ia dolëm disi të futemi në shtab. Aty ishin mbledhur disa dhjetëra luftëtarë, por komandanti Ramush Haradinaj, nuk ishte në shtab. Pas pyetjes së bërë se ku është ai, disa u përgjigjen se nuk dinë të tjerët heshtnin, ndërsa një më tha se është në front. Vendosa që të pres një kohë, dhe pas 10-15min, si i përgjumshëm u lajmërua Ramushi duke thënë se ku je Ramabaja?”

“Ju bërtiti të pranishmeve se çka janë mbledhur ashtu dhe në çfarë gjendje të çrregulluar dukej shtabi. Hymë në një dhomë e cila ishte e errtë pa rrymë elektrike sepse ishin granatuar shtyllat dhe telat kalonin prej një ane në anën tjetër të rrugës. Ramushi i tërhoqi nga dyshemeja disa sende të cilat na pengonin dhe nga dëshira për të më pritur mirë e ndiente veten të prekur nga kjo gjendje, ndezi llampën e vajgurit u ulem dhe drejtuam shqimin nga njeri-tjetri. Fillova ti drejtohem me këto fjalë; “Ramush pasi se armiku ndërmori një ofensivë të madhe me granatime nga armët të të gjitha kalibrave vendosa që të vije tek ti me tri pyetje”.

“Së pari dëshiroj ta di se si je, si e ndien veten, ku i ke shokët. Së dyti dëshiroj të informohem për situatën momentale dhe së treti më thuaj se a ke nevojë për ndihmë. Në pyetjen e parë mu përgjigj siç po e sheh, disa janë në front. Në të dytën me informojë se është fjala për një ofensivë e cila është duke u ndërmarr me qëllim të pushtimit të fshatit”.

“Në te treten me është drejtuar posi nuk kam nevojë për ndihmë, ndihma e jote është më së e nevojshme. I premtova se do t’ia dërgojë një toge nga njësiti operativ për ndërhyrje të shpejtë me një komandant i cili e njeh terrenin fortë mirë, dhe i propozova ose ta lejë si rezervë dhe ta përdori në lufte për t’i freskuar forcat në drejtimin kryesor të sulmit armiqësor, ose ta përdori në vijën e pare të frontit, sepse luftëtarët e kësaj toge që do t’ia dërgojë kanë përvojë të madhe dhe se kanë marrë pjesë në luftëra të deritanishme. Ne kthim mbrapa u ndala në repartin e Prapaqanit dhe prej komandantit Tahir Zemaj mora katër policë ushtarak të cilët kishin mbërri nga përgatitjet në Shqipëri (Papaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat