Bajqinovci tregon shkaktarët e mosliberalizimit të vizave

Aktuale

Bajqinovci tregon shkaktarët e mosliberalizimit të vizave

Nga: A.Z Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook ka treguar disa nga shkaqet për mosliberalizimin e vizave.

Ai ka shkruar se kemi një qeveri ku skandalet janë bërë të përditshme, duke filluar nga vjedhja e miliona eurove e deri tek vjedhja e arkave me dokumentacion, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shtuar se kjo qeveri e paaftë dhe me zv.kryeministrat që flasin për të masakruarit dhe të zhdukurit shqiptar me gjuhën e Vuçiqit, duhet sa më shpejt të largohen.

Postimi i plotë:

Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën, shkaku dihet, kemi njê qeveri ku skandalet i janë bërë përditshmëri, duke filluar nga vjedhja e miliona eurove nga thesari i shtetit e deri tek vjedhja e arkave me dokumentacion.

Kjo qeveri pret liberalizim të vizave, ndërsa i lufton dhe shuan mekanizmat që merren me luftimin e korrupsionit.

Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën e cila radhitet në vendin e 93’et në listën e transparences internacional, në të njëjtin vend me Gambia, Guyana, Mongolia dhe Panama.

Kjo qeveri e paaftë, skandaloze dhe me plot afera si dhe me zv kryeministra që flasin për të masakruarit dhe të zhdukurit shqiptar me gjuhën e Vuçiqit, duhet sa më shpejt të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat