Anulimi i vizitës së Vuçiqit në Kosovë, analisti tregon qëllimet djallëzore të presidentit serb

Aktuale

Anulimi i vizitës së Vuçiqit në Kosovë, analisti tregon qëllimet djallëzore të presidentit serb

Nga: A.Morina Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:24
Aleksandar Vuçiq

Njohësi i çështjeve politik, Faton Abdullahu, ka reauar pas vendimit të Qeverisë Hoti, për mos lejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta kuptoj djallëzin e Vuçiqit, pasi presidenti serb me vizitën në Kosovë deshi të fitoj poena politik në Serbi dhe t'i qoj mesazh Brukselit se nuk është rendi i dialogut.

"Dhe Qeveria jonë (Ministria e Punëve të Jashtme) si “normale dhe për normalizim që është” nuk e kupton këtë apo i bije më mirë që të shtiohet se nuk e kupton këtë rrezik. Ndërkohë që ajo duhet të veproj shpejt për ta demaskuar këtë kërcënim të paqes në Kosovë dhe rajon nga Beogradi zyrtar dhe ti tregoj për këtë Brukselit", shkroi në facebook Abdullahu, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

“Qeveria Hoti nuk e kuptoj djallezin e Vuciqit

Qeveria jonë ja huqi plotësisht kur në arsyetimin që dha për mos lejimin e vizitës së Vuciqit në Kosovë konstatoj se “kjo është më shumë ofendim se provokim”.

A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po shumë bile. Përpjekjes së Vuqicit për të hyrë në Kosovë si vizitor, me bashkëpunëtorët e tij të lartë, i kanë parapri edhe disa ‘vizita’ tjera nga shteti i tij në Kosovë. 10-15 ditë të fundit në Kosovë pa pritë e pa kujtu ka pasur ‘incidente’. Aty ku jetojnë serbët sic ishte rasti në Graqanicë thyrjen e një panoje apo edhe jashtë Kosovës në Luginë gjetja e kinse grumbullimit të armëve nga disa individë të panjohur. Në këtë vazhdë dje ndodhi edhe një tjetër ‘incident’ në Graqanicë u dogj flamuri serb në qendër të kësaj qyteze. Këto ‘incidente’ së pari propaganda serbe i shumfishoj në rrezikshëmri, dhe më pas i paraqiti si kërcënime të shqiptarëve kundër serbëve të pambrojtur të Kosovës. Më pas gjithnjë sipas këtij skenari të gatuar më heret e me djallëzi, Vuciqi u nis “në tokën e shenjtë serbe”  për t’i mbrojtur serbët që ja prap pa sulmohen e diskriminohen. Por kjo nuk kryhet me kaq. Sepse ka për qëllim edhe dy gjëra të menduara në advancë.

1) Që kështu të Vuciq të fitoj poena politik brenda në Serbi duke krijuar përceptimin të qytetarët atje se po mundohet ti mbroj serbët e Kosovës

2) T’i qoj mesazh Brukselit se nuk është rendi i dialogut me shqiptarët në Kosovë a e shihni cfarë po i bëjnë serbëve atje.

Dhe Qeveria jonë (Ministria e Punëve të Jashtme) si “normale dhe për normalizim që është” nuk e kupton këtë apo i bije më mirë që të shtiohet se nuk e kupton këtë rrezik. Ndërkohë që ajo duhet të veproj shpejt për ta demaskuar këtë kërcënim të paqes në Kosovë dhe rajon nga Beogradi zyrtar dhe ti tregoj për këtë Brukselit. Por si duket qaveritarët tanë as kjo pra as ky kërcënim nuk po mund t’i bëjë bashkë. Keq shumë keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat