Abazi: Vota për Shpejtim Bulliqin është kthimi tek demokracia, është dita që ka ardhë në Besianë

Aktuale

Abazi: Vota për Shpejtim Bulliqin është kthimi tek demokracia, është dita që ka ardhë në Besianë

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:09
Shpejtim Bulliqi

Haki Abazi nga VV ka shprehur mbështetjen për Shpejtim Bulliqin për kryetar të Podujevës.

Sipas tij, ka shumë arsye që Bulliqi të jetë kryetar i kësaj komune.

“Fitorja e LVV në Besianë me Prof. Shpejtim Bulliqin kryetar është kthimi tek demokracia dhe qeverisja me llogaridhënie- është dita që ka ardhë në Besianë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Fitorja e LVV në Besianë me Prof. Shpejtim Bulliqin kryetar është kthimi tek demokracia dhe qeverisja me llogaridhënie- është dita që ka ardhë në Besianë.

Vota për prof. Bulliqin është me shumë se vetëm obligim qytetar që duhet kryer nga çdo votues, është referendum për të mirën dhe kundër së keqës; është për ta kthyer vendimarrjen në insitucionet e komunës nga vrimat dhe skutat ku e kanë futur mohuesit e demokracisë dhe shkelësit e premtimit të dhënë.

Me 29 Nëntor në Besianë përsëritet 6 tetori i Kosovës, dhe vota qytetare do të vulosë vertetësinë e fjalës së dhënë në fushata elektorale dhe do ta denoj e përjashtoj politikanin dhe poltikanët dhe partitë që sapo e marrin votën harrojnë se ekziston qytetari, vazhdojnë me pasurimin e familjarëve të tyre dhe nuk ju bëhet vonë që për 20 vitë e kanë lënë vendin në mjerim.

Vota për profesorin Bulliqi ka edhe një rëndësi tjetër, shënon largimin përfundimtar të Analfabetit nga pushteti dhe ndikimin vetëm për interesa të ngushta. Besiana dhe banorët e saj do e çlirojnë veten me 29 nëntor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat