Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës

Aktuale

Zemaj prezanton projektin e finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:16
Foto nga prezantimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, kanë prezantuar projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës.

Sipas tij, spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofrojë shërbimet si:

Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.

“Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye. Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat