Veliu në takim me këshilltaren ligjore në ambasadën amerikane

Aktuale

Veliu në takim me këshilltaren ligjore në ambasadën amerikane

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Foto nga takimi

Ministri i  Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Lana Morton Owens, Këshilltare Ligjore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Drita Perezic, Këshilltare e Lartë në ICITAP.

Temë diskutimi në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-ve në sundimin e rendit dhe ligjit në  Kosovë.

Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi znj. Owens për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë deri më tani në këto fusha me rëndësi.

Ata u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat