Ka ardhur koha për drejtësi, deputetja përkujton  Xhemail Mustafën

Aktuale

Ka ardhur koha për drejtësi, deputetja përkujton  Xhemail Mustafën

Nga: D.B. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:40
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka përkujtuar publicistin dhe veprimtarin e LDK-së Xhemail Mustafën dhe shumë aktivistë tjerë të LDK-së të cilët padrejtësisht u vranë nga dora e tradhtarëve pas çlirimit të vendit.

Sipas saj, ata u vranë nga dora e tradhtisë sepse ishin anëtarë të LDK- së, lëvizjes së vërtetë të popullit Shqiptarë në kohen e okupimit serb.

Postimi i plotë:

Është Xhemail Mustafa,Fehmi Agani,Shaban Manaj,Tahir Zemaj,Ukë Bytyqi,Enver Maloku e shumë intelektualë të tjerë që u vranë nga dora tradhtare me të vetmin qellim, se ishin bashkëpunëtorët e afërt te presidentit Rugova.Ata u vranë sepse armë te veten kishin pendën e dijes e guximin ne rreshtimin e tyre përkrah arkitektit te pavarësisë. Ata u vranë nga dora e tradhtisë sepse ishin anëtarë të LDK- së, lëvizjes së vërtetë të popullit Shqiptarë në kohen e okupimit serb. Sot janë Fetah Rudi e të tjerët që fatmirësisht i mbijetuan atentateve te dorës qyqare. Dhe nëse inspirimi për të vazhduar gjithmonë me LDK ka adresë, janë këta emra të mëdhenj të kombit tonë në krye me presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova. Asgjë nuk mund të na ndryshojë mendjen sepse në gjakun tonë qarkullojnë veprat e tyre të mëdha atëherë, për të vazhduar ne sot. Asgjë nuk mund të zbehë rrugën e drejtë të LDK për shtet, edhe pse të gjakosur e varrosur të bijve më të mirë nëpër etapat e vështira. Ka ardhur koha për drejtësi! LDK mbetet lëvizja e vërtetë qytetare, e mbjellë thellë në trashëgimtarët e saj, neve sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat