Shteti u dha para të akuzuarve potencialë të Speciales përmes divizionit të dyshimtë

Aktuale

Shteti u dha para të akuzuarve potencialë të Speciales përmes divizionit të dyshimtë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Shteti i Kosovës deri tani zyrtarisht i ka shpenzuar mbi 60 mijë euro për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Sipas divizionit që merret me këtë çështje, këto shpenzime ishin bërë me dy vendime të Qeverisë Haradinaj, që Zyra e Prokurorit të Specializuar i cilëson si korruptive.

Mijëra euro të shtetit janë shpenzuar për të akuzuarit, të dyshuarit dhe ata që në çfarëdo forme janë përfshirë ose pritej të përfshiheshin në proceset e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.

Sipas këtij divizioni, të gjitha shpenzimet ishin bërë në shkurt dhe mars të vitit 2019, kur Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj. Më 5 shkurt, janë ndarë 30 mijë euro, ndërsa më 19 mars, 40 mijë euro. Shteti u dha mijëra euro të akuzuarve potencialë të Speciales përmes divizionit të dyshimtë

Shteti i Kosovës deri tani zyrtarisht i ka shpenzuar mbi 60 mijë euro për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Sipas divizionit që merret me këtë çështje, këto shpenzime ishin bërë me dy vendime të Qeverisë Haradinaj, që Zyra e Prokurorit të Specializuar i cilëson si korruptive.

Më 5 shkurt të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 30 mijë euro për tre ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për Sylejman Selimin ishin ndarë 13 mijë e 822 euro, ndonëse sipas vendimit ai kishte kërkuar t’i ndaheshin 20 mijë euro; për Sami Lushtakun ishin ndarë 9 mijë e 187 euro, ndërsa për Mahir Hasanin 6 mijë e 991 euro. Në bazë të përgjigjes së divizionit, mjetet që i ishin ndarë Sami Lushtakut, ai ia kishte kthyer buxhetit të shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se ky divizion dirigjohej nga ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe se vendimet e Qeverisë Haradinaj ishin korruptive

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në kërkesën që ia kishte dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou për ta aprovuar lëshimin e urdhër-arrestit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Smith e përshkruan këtë divizion si tërësisht në shërbim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ndërsa konsideron se paratë që dilnin nga ky aty nuk jepeshin sipas kritereve.

“Është e dukshme se paratë e paguara nga Divizioni nuk jepen në përputhje me kriteret e qëndrueshme dhe ka pak lidhje me shpenzimet legjitime të bëra”, thuhet ndër tjerash në pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve, prokurori Smith i konsideron si pagesa korruptive. Ai pretendon se Thaçi dhe Veselit tentonin të ndikonin në dëshmitarë duke paguar njerëz dhe se sipas tij, qëllimet e tyre kanë tentuar t’i arrijnë përmes ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Abelard Tahirit, i cili e kishte emëruar Driton Lajçin udhëheqës të këtij divizioni. Zyra e Prokurorit të Specilziuar thotë se Tahiri dhe Lajçi ishin njerëz besnikë të Thaçit dhe Veselit.

Sipas prokurorit të specializuar, Jack Smith, nuk kishte nevojë të bëheshin këto pagesa.

“Sipas Lajçit, Divizioni përpunoi kërkesat për pagesat e pretenduara për ‘Çështjet gjyqësore dhe shpenzimet e udhëtimit’ për të dyshuarit që paraqiten para Zyrës së Prokurorit të Specializuar, edhe pse Dhomat e Specializuara tashmë i rimbursojnë të intervistuarit për shpenzime”, thuhet ndër tjerash në pretendimet e ZPS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat