Agim Veliu e akuzoi për uzurpim, i përgjigjet Shpejtim Bulliqi

Aktuale

Agim Veliu e akuzoi për uzurpim, i përgjigjet Shpejtim Bulliqi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:03
Agim Veliu dhe Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur uzurpator të institucioneve të shtetit Agim Veliun, pasi ky i fundit dje tha se Bulliqi ka uzurpuar pronën publike të komunës për ta ndërtuar shtëpinë e tij.

I pyetur nëse janë të vërteta pretendimet e Veliut për shtëpinë e Bulliqit, ky i fundit tha se Ministri i Punëve të Brendshme është vetë uzurpator.

“Ai është uzurpator i këtyre institucioneve që 20 vjet, duke filluar nga niveli lokal, partiak, administror e krejt. Ai e ka tregu ftyrën e tij kush është, qytetarët e dinë kush është Agim Veliu e Shpejtim Bulliqi, kanë dallime të mëdha”, tha Bulliqi në një prononcim për Express.

Tutje, Bulliqi foli edhe për zgjedhjet në Podujevë me ç’rast u shpreh i bindur se më 29 nëntor do të ndryshojë përfundimisht qeverisja në Llap.

“Qytetarët po presin me padurim datën 29 nëntor për ta ndërruar qeverisjen disavjeçare…Po shohim defekte të mëdha që i ka lënë kjo qeverisje, prandaj qytetarët do të votojnë të kenë një tjetër mendësi politike…Unë jam bindur që qytetarët e Llapit këtë problem do ta zgjidhin qysh në raudin e parë”, përfundoi Bulliqi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme njëherësh nënkryetar në LDK, Agim Veliu, ka deklaruar dje se Lëvizja Vetëvendosje nuk di të bëjë veprime të mençura për shtetin dhe sipas tij, kjo parti vetëm di t’i sulmojë institucionet e vendit me molotov.

Ish-kryetari i Podujevës për disa mandate rresht, thotë se kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, është uzurpator dhe shtëpinë e banimit e ka të ndërtuar në pronë të komunës.

Këto komente Veliu i dha pasi javën që lam pas kundër tij dhe dy ish-drejtorëve të tij, dega e LVV-së në Podujevë ka iniciuar kallëzim penal për “ndërtime të egra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat