​Osmani: Mohimi i qasjes në drejtësi për qytetarët e Kosovës paraqet shkelje të të drejtave të njeriut

Aktuale

​Osmani: Mohimi i qasjes në drejtësi për qytetarët e Kosovës paraqet shkelje të të drejtave të njeriut

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:52
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqësi që Kosovës nuk i është lejuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës, që do të rezultonte me qasje në Gjykatën e Strasburgut për qytetarët e vendit tonë.

Ajo këto komente i bëri në konferencën virtuale ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherësh fillimit të Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Osmani tha se ndonëse Konventa paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është fatkeqësi që Kosovës nuk i është lejuar ende anëtarësimi në Këshillin e Evropës, e që do të rezultonte me qasje në Gjykatën e Strasburgut për qytetarët e saj.

“Një gjë e tillë, përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat