Musliu bën thirrje për mbështetje të kandidaturës së Florent Azemit në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Musliu bën thirrje për mbështetje të kandidaturës së Florent Azemit në Mitrovicën e Veriut

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:21
PDK në Mitrovicë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Partia Demokratike mbështet fuqishëm kandidaturën e Florent Azemit për të parin e Mitrovicës së Veriut.

Ajo ka bërë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të dalin në zgjedhje sepse përveq që është e drejtë Kushtetuese është edhe patriotizëm.

Postimi në Facebook:

Partia Demokratike mbështetë fuqishem kandidaturen e Florent Azemit që të udheheqë me Veriun Mitrovicës.

Kur serbët kanë vullnet e bëhen patriot për të qeverisur me komunat tona duke bērë çmos edhe për të kontrabanduar vota për Veriun e Mitrovicës, ne kemi mbi 1000 arsye pse duhet të dalim në zgjedhje.

Të votosh për zgjedhjet në Veri përveq qe është e drejtë Kushtetuese është edhe patriotizem.

Andaj TI, qyetar i Mitrovicës bëhu patriot me votën tënde, për TY, për Mitrovicë dhe për Kosovën!

Ftojmë të gjithë votuesit e PDK-së dhe votuesit e tjerë, të të gjitha etnive, e veçanërisht shqiptarët, ta mbështesin kandidaturën e Florentit.

Mitrovicës duhet t’i qasemi me vepra jo me fjalë!

#Voto #PDK124

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat