Rron Gjinovci e ‘zbulon’ partinë e ardhshme të Gent Cakajt

Aktuale

Rron Gjinovci e ‘zbulon’ partinë e ardhshme të Gent Cakajt

Nga: N. H Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:31
Rron Gjinovici dhe Gent Cakaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vazhduar me përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar nga Gjykata Speciale.

Cakaj ka publikuar sërish një fotografi, teksa shihet i veshur me veshje në të cilat shkruan: Liria ka Emër.

Ministri Cakaj, vazhdimisht ka qenë në përkrahje të politikanëve të arrestuar kohëve të fundit nga ana e Gjykatës Speciale.

E, lidhur me këtë, ka reaguar analisti politik, Rron Gjinovci.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Cakaj është duke e përgatitur terenin për një aderim në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Na prej fillimit e dimë që këtë janë tu e përgatitë për me parashutu në PDK, me demek si “kuadro” nga diplomacia.

Hajt “botra” jem anëtarësohu ma e mos hup vakt se nuk je ka e mashtron kërkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat