Molliqaj për luftën e UÇK-së: Nuk ka luftë të pastër

Aktuale

Molliqaj për luftën e UÇK-së: Nuk ka luftë të pastër

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:35
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk beson në luftë të pastër dhe se në çdo luftë të drejtë ka gabime.

“Nuk ka luftë të pastër, ka luftë të drejtë”, ka deklaruar ai.

Por Molliqaj është shprehur i bindur se lufta e UÇK ka qenë e drejtë.

“Jam i bindur që lufta e UÇK-së dhe këta njerëz kanë qenë në anën e drejtë të luftës, kjo është pozicionimi im për përpjekjen e UÇK-së. Janë kanë në përpjekjen e drejtë, nuk kanë qenë agresor, por çlirimtar”, ka thënë ai në kanal 10.

Molliqaj ka thënë se në luftë ndodhin vrasje, dhe ka shtuar se edhe NATO ka vra civil të pafajshëm, por qëllimi ka qenë i drejtë.

Ai ka pohuar se kanë ndodhur në veprime jo të pastra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat